Një grup prej 150 turistësh, përfshirë shtetas amerikanë dhe britanikë, po mbahen peng nga një grup indigjen në Peru, shkruan Independent.
Grupi është mbajtur peng që nga ora 10 e mëngjesit më 3 nëntor, si pjesë e një proteste kundër qeverisë peruane, thanë për mediat lokale udhëheqësit e komunitetit në lokalitetin Cuninico. Gratë shtatzëna, një foshnjë njëmuajshe dhe të moshuar thuhet se janë mes atyre që mbahen peng.
"Kërkesa jonë shumë e përpiktë është që qeveria të shpallë një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të derdhjeve të vazhdueshme të naftës në territorin tonë dhe më pas të caktohet një komitet i kryesuar nga presidenti", ka thënë udhëheqësi i komunitetit Watson Trujillo për gazetën kombëtare TVPeru Noticias.
Grupi ishte në një varkë në lum kur u morën peng. Trujillo ka thënë se së shpejti do të lironin personat e mbajtur peng.
-
Vazhdojnë protestat në Peru, kërkohet dorëheqja e kongresistëve
-
Kriza politike në Peru ngujon turistët në Machu Picchu
-
Pesë të vdekur nga një tërmet me magnitudë 5.5 në Peru
-
Stuhi bore në Everest, mbi 1,000 njerëz mbesin të bllokuar
-
Me 300 tarantula të fshehura në bark tentoi të ikte, arrestohet në aeroport