Botë

Kriza politike në Peru ngujon turistët në Machu Picchu

Qindra turistë ndërkombëtarë mbetën të bllokuar në një fshat turistik pranë Machu Picchut.

Fshati ndodhet rrëzë Machu Picchut dhe është vendi ku mbërrijnë turistët kur vendosin ta vizitojnë xhevahirin turistik, të vendosur në një zonë të largët të Andeve dhe Amazonës.

Treni i pasagjerëve që transporton vizitorë në Machu Picchu pezulloi shërbimin dhe bllokimet e rrugëve në Autostradën Pan-Amerikane bllokuan kamionët për ditë të tëra, duke prishur ushqimin që ishte nisur për në kryeqytet.

Turistët kërkojnë me ankth informacione të mëtejshme dhe të kthehet në kryeqytet.

Trenat mbetën në stacion dhe deri më tani turistët e intervistuar nga Associated Press thonë se autoritetet lokale ende nuk u kanë dhënë atyre një datë kthimi.

Peruja po kalon në krizë të dhunshme politike pas shkarkimit të ish-presidentit dhe zgjedhjes së presidentes së re.