Një grup i personave të armatosur në qytetin e njohur turistik në Kolumbi, Cartagena, ka marrë peng 30 persona në një supermarket, raporton “The Guardian”.
Sipas mediumit kolumbian “Semana” nga supermarketi “Exito de Contadora” janë liruar tashmë nëntë pengje, prej tyre të moshuar dhe po ashtu një fëmijë.
Pengmarrja po zgjat mbi tetë orë.
VIDEO:
🚨🇨🇴 LO ÚLTIMO | CARTAGENA está siendo atacada por hombres armados que secuestraron un éxito completo.
— Reacción Nacional (@RNacional_News) November 24, 2026
Lo que piden:
7.000.0000 mil millones de pesos, 2 camionetas polarizadas y vía libre en transcaribe con dirección a Barranquilla. pic.twitter.com/PATTVuqVeo
Presidenti i Kolumbisë, Abelardo de la Espriella, ka treguar se bëhet fjalë për një grup “të kriminelëve të zakonshëm” që ikën për në supermarket pasi dështuan në tentimin për të kryer vjedhje në një kamion të blinduar që po transportonte para.
Forcat ushtarake dhe policore janë vendosur në vendin e ngjarjes, ka thënë policia kolumbiane.
Në rrjete sociale janë shpërndarë video ku shihen dhjetëra persona duke nxituar për të dalë nga supermarketi. Po ashtu shihen snajperistët të vendosur mbi ndërtesa.
Edhe
Kolumbia kufizon ekipet e huaja të shpëtimit teksa ngushtohet afati i mbijetesës nga tërmeti
“Tridhjetë persona u kidnapuan, pesë prej tyre janë liruar tashmë. Janë gra të moshuara”, tha De la Espriella, më herët për mediat kolumbiane.
Presidenti kolumbian gjendet në qytetin Villavicencio ku ndodhi një sulm me bombë një natë më parë.
Cartagena është një prej destinacioneve kryesore turistike në Kolumbi.
VIDEO:
Y esta es la impresionante imagen de una mujer mayor que fue liberada por sus secuestradores en el Éxito de Cartagena. https://t.co/pPaB3KamFM pic.twitter.com/wYXTTUaIqV
— Vicky Dávila (@VickyDavilaH) November 24, 2026
🚨#Atencion| #Cartagena acaba de entrar en modo película de acción: toma de rehenes en un Éxito, policías sobre los techos, despliegue de la Armada y hasta aterrizajes suspendidos en el #Aeropuerto Rafael Núñez por el operativo.
— NoticiasBta (@NoticiasBta) November 24, 2026
La "Patria Milagro" viene con efectos especiales,… pic.twitter.com/iCRsUNWJgY