Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve.
Arsenali është duke fituar 1:0 ndaj Borussia Dortmundit në Londër.
Për kampionin e Anglisë golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Viktor Gyokeresit.
Sulmuesi i Arsenalit e shënoi supergolin në minutën e 10-të.
Ndërkohë, në Madrid, Reali është duke u befasuar nga PSV Eindhoveni.
Skuadra holandeze e mbylli me epërsi 1:0 pjesën e parë ndaj Realit me golin e realizuar në minutën e 32-të të kroatit Ivan Perishiqit nga penalltia.
Leipzigu është duke fituar 2:0 kundër Lensit, ndërsa Betisi kundër Slovan Bratislavas.
Porto e mbylli 1:0 pjesën e parë ndaj Feyenoordit, ndërsa pjesët e para të ndeshjeve Como – AEK, Manchester City – Napoli nuk është shënuar asnjë gol.