Më shumë se një mijë fëmijë janë evakuuar nga një kamp veror pas zjarreve që shpërthyen në Greqi.
Në qytetin bregdetar të Loutraki, në perëndim të Athinës, 1200 fëmijë u evakuuan ndërsa flakët iu afruan kampit të tyre.
Ndërkohë, policia arrestoi një person që dyshohet se ka ndezur një tjetër zjarr në Kouvaras, në juglindje të kryeqytetit.
Vala e fortë rajonale e të nxehtit nuk tregon shenja lehtësimi, thonë vëzhguesit e motit.
Dhe shërbimi meteorologjik grek ka paralajmëruar se rreziku për zjarre të tjera mbetet i lartë.
Zjarret u ndezën nga erërat e forta, me qindra zjarrfikës që luftuan për të frenuar përhapjen e flakëve, shkruan BBC.
Televizioni grek në disa pamje tregoi disa shtëpi dhe vetura të djegura nga flakët, ndërsa tym i bardhë i dendur ngrihej nga vegjetacioni i djegur.
Greqia ka shënuar temperatura prej 40 gradë Celsius (104F) ose më shumë ditët e fundit. Akropoli në Athinë - atraksioni më i njohur turistik i vendit - u mbyll gjatë orëve më të nxehta të së premtes dhe të shtunës për të mbrojtur vizitorët.
Vendet fqinje duke përfshirë Italinë dhe Spanjën gjithashtu kanë përjetuar temperatura jashtëzakonisht