Greqia po përballet me një valë ekstreme të të nxehtit që pritet të zgjasë më shumë se një javë, me temperatura që të premten arritën në 45.8°C në Peloponez dhe 42°C në Athinë.
Të shtunën temperatura ka shkuar deri në 44°C, ndërsa autoritetet kanë mbyllur përkohësisht Akropolin në orët më të nxehta të ditës.
Zjarre të shumta janë përhapur në disa rajone, përfshirë Feneosin, ku mbi 2.800 hektarë pyje dhe kullota janë shkatërruar, dhe Kilkisin, ku u evakuuan banesa dhe një universitet, raporton AP.
Ndërkohë, sindikata më e madhe e punëtorëve GSEE ka kërkuar rregulla më të rrepta ligjore për mbrojtjen nga të nxehtit, duke theksuar rrezikun në rritje për punëtorët për shkak të ndryshimeve klimatike dhe mungesës së zbatimit efektiv të masave aktuale.
Edhe në Shqipëri janë raportuar disa vatra zjarri pranë kufirit grek.
-
Mijëra të evakuuar në Greqi teksa zjarret në Evropë vazhdojnë të përhapen
-
Zjarret vërshojnë Greqinë, autoritetet evakuojnë zonat afër kryeqytetit
-
Akropoli në Athinë mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit
-
Greqia vendos pushime të detyrueshme pune për shkak të nxehtësisë ekstreme
-
Athina mbulohet nga tymi, përhapen zjarre përreth saj