Kombet e Bashkuara kanë pranuar një raport ku thuhet se 12 sirianë dhe irakianë janë vrarë në gjysmën e parë të janarit në një kamp në Sirinë veriore, i cili mban refugjatë dhe familjarë të luftëtarëve të Shtetit Islamik.
“Kërkojmë nga autoritetet që e ruajnë sigurinë në këtë kamp, të krijojnë ambient të sigurt për banorët por edhe për punëtorët humanitarë aty”, ka deklaruar Jens Laerke, zëdhënës i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, raporton Reuters.
Kampi i cili kontrollohet nga forcat siriane kurde ka 62 mijë njerëz nga shtete të ndryshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Siria raporton “arratisje masive” nga kampi të familjarëve të lidhur me ISIS-in
-
Siria njofton arratisjen nga burgu të 120 anëtarëve të Shtetit Islamik
-
Mbi 1.000 të vrarë nga dhuna ndërsektare në Sirinë jugore
-
OKB-ja pret që 1 milion sirianë të kthehen në Siri në gjysmën e parë të 2025-s
-
Të paktën 36 të vdekur nga një sulm izraelit në Siri