Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

12 të plagosur pas bombardimeve në Mykolaiv

Dymbëdhjetë persona u plagosën dhe shtëpitë u shkatërruan, pasi qyteti jugor i Ukrainës, Mykolaiv, ishte nën zjarr fortë të hënën mbrëma, thanë zyrtarët ukrainas.

“Armiku bombardoi qytetin masivisht natën”, tha Kyrylo Tymoshenko, zyrtar i Zyrës së Presidentit, në Telegram.

“Rusët i drejtojnë raketat e tyre në zonat e banuara, qendrat tregtare, qendrat e rekreacionit dhe ndërtesat e banimit”, shtoi ai.

Oleksandr Sienkevych, kryetari i Mykolaivit, tha se dy spitale u dëmtuan nga bombardimet, por nuk kishte të lënduar.

Administrata ushtarake rajonale tha se forcat ruse vazhduan zjarrin e tyre kundër komuniteteve përreth Mykolaivit, por nuk shkaktuan viktima.

Fshatrat përgjatë kufirit midis Mykolaivit dhe Khersonit janë bërë vija të frontit, ndërsa forcat ukrainase përpiqen të depërtojnë dhe të çlirojnë rajonin.

Artikuj të ngjashëm