Pesë persona janë lënduar kur dy raketa kanë goditur qytetin e Mykolaivit të shtunën në mbrëmje, bazuar në raportet ukrainase.
Tre nga pesë viktimat janë hospitalizuar, ka thënë se Hanna Zamaseieva, kryetare e këshillit rajonal të Mykolaivit në Telegram, shkruan CNN-i të dielën.
“Pesë ndërtesa janë shkatërruar dhe shumë hapësira të ndërtesave tjera janë dëmtuar si pasojë e goditjeve. Këto janë vetëm disa nga dëmet e shkaktuara nga gjuajtjet terroriste nga okupuesit në Mykolaiv”, ka shkruar ajo.
Raketat kanë kaluar mbi qytet edhe gjatë ditës së shtunë, ka thënë kryetari i qytetit.
“Raketat kanë kaluar sipër nesh. Sigurisht në perëndim dhe qendër të Ukrainës”, ka shkruar Vitaliy Kim në Telegram.
Alarmet e rrezikut janë aktivizuar të shtunën përreth Ukrainës. Qeveritë lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të mbrojtur.