Një ndërtesë trekatëshe u shkatërrua pasi sulmet ruse goditën qytetin e Mykolaivit gjatë natës, thanë zyrtarët të enjten. Në pamjet e publikuara nga shërbimet e urgjencës të Ukrainës, zjarrfikësit shihen duke luftuar me flakët gjatë orëve të para të mëngjesit dhe duke larguar njerëzit nga zona, raporton agjencia AP.
Në një deklaratë të lëshuar në Telegram, guvernatori i rajonit Vitalii Kim ka bërë të ditur se të paktën 19 persona ishin plagosur pas sulmeve. Ai tha se dy persona janë shtruar në spital, përfshirë një fëmijë.
Qytetet jugore të Ukrainës, përfshirë Mykolaivin dhe qytetin port të Odesës, u vunë në shënjestër gjatë natës në natën e tretë të sulmeve ajrore ruse që lanë të paktën 21 persona të plagosur, thanë zyrtarët ukrainas.