Të paktën 11 persona kanë mbetur të vdekur dhe 89 të tjerë të plagosur si pasojë e një sulmi me raketë që goditi një lagje banimi në qytetin Sumy të Ukrainës gjatë natës të së dielës.
Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka shprehur ngushëllimet e saj në një postim në X.
"Kjo është një goditje jo vetëm për ukrainasit, por për vetë konceptin e njerëzimit. Por për këdo që beson se armiku mund të ndalet me lëshime, jo me forcë”, ka thënë Zelenska.
Sulmi rus në Sumy ka ardhur pak pasi presidenti amerikan, Joe Biden, i ka dhënë Ukrainës dritën e gjelbër për të sulmuar Rusinë me raketa me rreze të gjatë veprimi.
Vendimi i Bidenit mendohet se vjen pas lejimit nga Rusia që trupat e Koresë së Veriut të luftojnë krah trupave të saj në luftën në Ukrainë.
LEXO EDHE:
-
Tetë të vrarë nga sulmet ruse teksa OKB-ja diskuton se si ta ndalë luftën në Ukrainë
-
Shkon në 15 numri i të vdekurve në Kiev, Zelensky bën thirrje për sisteme të mbrojtjes ajrore
-
10 të vdekur nga një sulm rus në verlindje të Ukrainës, Zelensky zotohet të përgjigjet
-
Sulmet ruse në Kiev lënë nëntë të vdekur
-
Të paktën 10 të vrarë nga sulmet e reja ruse në Kiev