Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pranuar raportimet e mediave ndërkombëtare për mundësinë e përdorimit të raketave ATACMS ndaj Rusisë. Megjithatë, ai nuk e konfirmoi apo mohoi nëse i është dhënë autorizimi nga presidenti Joe Biden për përdorim, raportoi BBC-ja.
Në një deklarim të dielën, Zelensky ka thënë se ka paraqitur një plan fitoreje për aleatët, që përfshinte mundësi për sulm me rreze të gjerë veprimi për ushtrinë ukrainase.
“Shumë media po thonë se kemi marrë leje për të ndërmarrë veprimet e duhura. Por, goditjet nuk kryhen me fjalë. Gjëra të tilla nuk njoftohen kështu. Raketat do të flasin vetë”, është shprehur ai.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka autorizuar përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina kundër Rusisë, kanë thënë zyrtarët amerikanë.
“The New York Times” ka raportuar të dielën se Ukraina synon t'i kryejë sulmet e para me sistemin ajror ATACMS në ditët në vijim, me qëllim për t'i mbrojtur forcat e saj në rajonin Kursk të Rusisë.
-
Bideni lejon Ukrainën të përdorë sistemin raketor me rreze të gjatë veprimi
-
Zelensky: Raketa ruse kishte karakteristika të raketës ndërkontinentale
-
Çfarë ndikimi mund të ketë vendimi i fundit i Bidenit për Ukrainën?
-
Ukraina ka përdorur raketat me rreze të gjatë për ta sulmuar një stacion radari rus
-
Zelensky ia prezanton Bidenit “planin e fitores”