Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

1 Maji shënohet me paralajmërimin për “konflikte sociale”

Punëtorët e vendeve të ndryshme të Evropës kanë demonstruar sot me kërkesën për rritje pagash sherri i inflacionit. Në Spanjë është kërkuar që të punohet vetëm katër ditë në javë, derisa në vendet e Lindjes së Mesme e Rusi punëtorët kanë kërkuar barazi ekonomike. E aktiviteti i komunistëve rusë në Moskë ka mbetur në hije të pushtimit të Ukrainës

Qytetarët e lodhur nga inflacioni dhe me kërkesat për drejtësi ekonomike dolën në rrugët e qyteteve anembanë Evropës për të shënuar 1 Majit Ditën, në një manifestim të madh global të pakënaqësisë së punëtorëve që nuk është pa para pandemisë COVID-19 që izoloi botën mbarë.

Policia franceze akuzoi protestuesit radikalë që thyen xhamat e bankave, ndërsa sindikatat i kërkuan presidentit të hiqte dorë nga dekreti për ngritjen e moshës së pensionimit nga 62 në 64 vjet. Franca njihet për sindikatat e saj të fuqishme, që i përshkallëzojnë grevat e protestat në të dhunshme.

Në Spanjë, u mbajtën më shumë se 70 marshime të udhëhequra nga sindikatat e fuqishme të vendit, të cilët paralajmëruan për "konflikt social" nëse pagat e ulëta të Spanjës në krahasim me mesataren e BE-së nuk rriten në përputhje me inflacionin.

Ata vlerësuan gjithashtu stimujt për të zhvendosur Spanjën në një javë pune katër-ditore për të lehtësuar ngarkesën mbi punëtorët.

Ndërkaq, punëtorët dhe aktivistët në Bagdad dhe Bejrut shënuan Ditën e punëtorëve me mitingje duke kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira pune. Qindra punëtorë irakianë dolën në rrugët e kryeqytetit, shumica anëtarë të Partisë Komuniste të Irakut, të cilët mbanin flamuj me çekiç dhe drapër, me disa flamuj rusë të dukshëm në turma. Dita e Punës është një festë publike në Irak.

Në Liban, qindra anëtarë të Partisë Komuniste dhe të sindikatave tregtare, si dhe një grup punëtorësh migrantë, marshuan nëpër rrugët e qendrës së Bejrutit. Vendi është në grahmat e një krize ekonomike gjymtuese dhe inflacionit në rritje, me rreth tri të katërtat e popullsisë që tani jetojnë në varfëri.

Edhe Punëtorët protestues paralajmërojnë “konflikte sociale” Botë Punëtorët protestues paralajmërojnë “konflikte sociale”

Komunistët rusë ndërkaq mbajtën një tubim jashtëzakonisht të vogël në qendër të Moskës për të shënuar Ditën e Punës. Në vend të mitingjeve të mëdha të stilit para-pandemik me flamuj të kuq që valëviteshin rreth Kremlinit, disa dhjetëra anëtarë të grupeve të ndryshme komuniste u mblodhën për një demonstrim të shkurtër pranë Monumentit të Karl Marksit.

Duke folur me gazetarët para tubimit, udhëheqësi i Partisë Komuniste Ruse, Genadi Zhuganov, kërkoi bashkëpunim më të ngushtë me Kinën në mes të operacionit ushtarak special të Rusisë në Ukrainë. Ulja e shkallës së manifestimeve e demonstratave, tradicionalisht të mëdha, shkaktoi zhgënjim në mesin e disa pjesëmarrësve të mitingut. (Përgatiti Forca Jashari)