Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
BETIMI PËR DREJTËSI

Totaj: Nga 30 maji lëndët e reja ndahen përmes programit SMIL

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj, theksoi se nga muaji maj i këtij viti ndarja e lëndëve për të gjithë gjyqtarët po bëhet përmes programit SMIL.

Ai tha se deri më tani lëndët në Gjykatën e Apelit janë ndarë përmes shortit, ndërsa nga 30 maji kjo po bëhet përmes programit që, sipas tij, sërish gjykatësve po ju shkakton vështirësi.

“Ndarja e lëndëve është bërë me short, do të thotë prej kohës kur jam unë pjesë e Gjykatës së Apelit e di që çdo herë lëndët na janë ndarë me short. Vet ndarja përmes shortit e eliminon disa aspekte të subjektivizmit ose prapavijave të cilat mund të mendojmë se munden me ndodh. Në ndërkohë që prej datës 30.05.2022 të gjitha lëndët e reja ndahen përmes programit SMIL dhe tani e tutje është vet programi SMIL i cili do i ndajë. Tani ne kemi edhe një problem tjetër në raport me vet këtë program sepse mënyra e ndarjes na i shkakton disa vështirësi”, tha ai në emisionin “Betimi për Drejtësi” në KTV.