Sistemi për Menaxhimin Informativ të Lëndëve, i njohur si SMIL, është projekt i përgatitur nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK).
Fatmir Rexhepi, shef i IT-së në KGJK, ka thënë se lëndët e reja regjistrohen në kohë reale në këtë sistem dhe se ato iu ndahen gjyqtarëve në mënyrë automatike.
“Gjatë kësaj periudhe është bë edhe regjistrimi i lëndëve të vjetra, si në gjykata dhe në prokurori, domethënë lëndët e pakryera që janë të trashëguara. Edhe lëndët e reja regjistrohen në kohë reale, ashtu si vijnë. Për çdo detyrë që e kryen në procesin e zgjidhjes së lëndëve një i punësuar në gjykatë, sistemi i ka hapat për të kryer atë detyrë në lidhje me lëndën edhe ashtu si kryhen detyrat në sistem, edhe sistemi në mënyrë automatike pastaj gjeneron për përdoruesin tjetër me çu lëndën më tutje”, ka thënë Rexhepi, duke shtuar se kriteri i shpërndarjes së lëndëve te gjyqtarët është i barabartë për të gjithë, pa dallim.
“Zyrtari në gjykatë që e regjistron lëndën, në asnjë mënyrë nuk ka mundësi me ditë se cili gjyqtar do të caktohet, në asnjë rrethanë. Sistemi është i zhvilluar, i dizajnuar në mënyrë që atillë që këtë e bën të pamundur. Vetëm në aspektin financiar është përkrah nga donatori, ndërsa implementimi i projektit është bë nga dy këshillat”, ka thënë Rexhepi për emisionin “Tempus” në KTV.
Lulzim Matoshi, referent i lartë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka thënë se lëndët fillimisht dorëzohen nga palët ose institucionet në zyrën e pranimit. Pas marrjes së veprimit nga zyrtari pranues, ai ka thënë se lënda shkon në zyrën e tyre se të njëjtit i marrin veprimet të cilat fillimisht duhet të regjistrohen në regjistrat fizikë.
“Lënda gjatë regjistrimit në sistemin SMIL i ka disa veprime: pas skenimit lidhet lënda, shënohet numri i regjistrit. Pas kalimit të atij hapi ngarkohet dokumenti i skanuar, padia me parashtresat e saja edhe vazhdohet në hapat e tjerë. Lidhja e provave, deri te caktimi i gjyqtarit edhe një lëndë është e regjistruar si e kompletuar. Pastaj ne i marrim veprimet me librat që i kemi intern, shënojmë numrin e lëndës dhe atë lëndë ia dërgojmë gjyqtarit që e ka zgjedhë sistemi në mënyrë automatike”, ka bërë të ditur Matoshi.
Edhe
Miliona euro SMIL dështojnë në PSRK, ndarja e lëndëve ende manualisht
Ky sistem, sipas Mentor Bajraktarit, gjykatës në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e rrit llogaridhënien.
“Unë mendoj që e rrit llogaridhënien, për shkak se çdo veprim i secilit zyrtar dhe secilit gjyqtar që vepron mbi atë lëndë evidentohet në programin SMIL edhe nuk ka ndonjë evidentim tjetër, se kush ka vepruar. Pra secili i ka përgjegjësitë e veta dhe detyrat e veta”, ka thënë gjykatësi Bajraktari.
-
ZKA: Sistemi i menaxhimit të lëndëve në gjykata e prokurori, i pasigurt
-
Totaj: Nga 30 maji lëndët e reja ndahen përmes programit SMIL
-
Kryetarja e Gjykatës në Prizren thotë se rreth 13 lëndë disiplinore janë ngritur për gjyqtarët gjatë vitit 2025
-
BE-ja e shqetësuar për mënyrën si ndahen te gjyqtarët e prokurorët rastet e korrupsionit