Gjykata e Apelit ka vendosur që nga e marta të punojë me orar të shkurtuar.
Këtë vendim gjykata e ka marrë në bazë të vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës të datës 27 qershor 2025, si dhe për shkak të ndryshimeve klimatike dhe paralajmërimeve nga institucionet kompetente për temperatura jashtëzakonisht të larta në ditët në vijim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto masa do të rishikohen në vazhdimësi, varësisht nga kushtet klimatike dhe vlerësimit të menaxhmentit të gjykatës, në bazë të rrethanave teknike, thuhet në njoftim.
Së fundmi, Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar që institucionet publike dhe ato private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta.