Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
BETIMI PËR DREJTËSI

Prokurori: Objektet në Brezovicë duhet të rrënohen

Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku, ka thënë se për objektet të cilat janë sekuestruar me urdhër të prokurorit e që janë kryesisht villa, në aktakuzë do propozohet rrënimi i tyre.

Ai tha se nuk duhet të veprohet siç është vepruar deri më tani “ndërto dhe ceno zonë si të duash”, dhe ato pastaj të legalizohen.

“Degradohet mjedisi, shkatërrohet një pasuri kombëtare, kjo nuk është degradim është shkatërrim është mjerim çfarë ka ndodhur në Zonën e dytë, dhe të legalizohet”, u shpreh Maloku.

Mirëpo, sipas tij kjo do varet nga organet ligjvënëse dhe mund të ndodhë që ato zona të përfshihen në Zonën III, por që fati i tyre duhet të jetë rrënimi.

“Nëse shkon sipas një procedure normale që parashihet me ligj, ato duhet të rrënohen”, ka thënë Maloku në një intervistë për emisionin “Betimi për Drejtësi”.

Edhe Maloku: 70 persona po hetohen, asnjë objekt në Brezovicë nuk është rrënuar BETIMI PËR DREJTËSI Maloku: 70 persona po hetohen, asnjë objekt në Brezovicë nuk është rrënuar

Ndërsa, për qytetarët të cilët kanë blerë prona në këtë zonë ai theksoi se mund të ndjekin procedura civile për kompensim./ BetimipërDrejtësi.


Si u ndërtua në zonën e mbrojtur të Brezovicës pa asnjë kriter

Prokurori i rastit të famshëm “Brezovica”, Rasim Maloku, në një interviste për emisionin “Betimi për Drejtësi”, ka treguar se si u ndërtua në zonën e mbrojtur të Brezovicës pa asnjë kriter dhe e gjithë kjo në sy të institucioneve që kanë për detyrë mbikëqyrjen e kësaj zone.

Sipas tij, gjitha këto probleme ka ndodhur me ndërtime në Brezovicë janë si pasojë e mosushtrimit të kompetencave nga institucionet relevante si inspektorati komunal, përkatësisht drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Shtërpcës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Brezovica është zonë e cila gjendet në Parkun Kombëtar Sharri, park ky i cili mbrohet më ligj dhe që ka shtrirje edhe në Komunën e Shtërpcës. Parku, ndahet në tri zona, zona e parë e dytë dhe tretë.

Prokurori Maloku ka shpjeguar se si bëhet ndërtimi në tri zonat e përcaktuara më ligj për Brezovicën.

Edhe Gjykata e Pejës vendos për lirimin e vilave të sekuestruara në Brezovicë Kronikë Gjykata e Pejës vendos për lirimin e vilave të sekuestruara në Brezovicë

“Zona e Parë, është zonë strikt që nuk lejon asnjë qasje apo një intervenim. Zona e Dytë është për menaxhim të kujdesshëm për çështjet e turizmit, për disa vizita studimore ose qëndrime ditore të themi kampingjet ditore ose maksimalisht të themi disa ditore. Por, në asnjë mënyre ndërtime të çfarëdo lloji, qoftë të vrazhdë apo ndërtime tjera. Kufizohet rreptë ndërtimi në atë zonë. Zona e Tretë është e destinuar për ndërtim mirëpo edhe në këtë zonë ka kushte specifike”, shpjegoi Maloku.

Maloku, shpjegoi tutje se Ligji për Ndërtim ka specifika dhe kufizime të caktuara për këtë zonë, pasi aty ka edhe një plan për Parkun Kombëtar Sharri.

Specifikat e ndërtimit, sipas Malokut, nuk lejojnë ndërtim më të lartë se një përdhese dhe një kat mbi, duhet të shfrytëzohet vetëm 20% e një trualli, parcela mund të jetë maksimalisht 5 ari, objekti të jetë 30 metra larg lumit Murzhica, të jetë 10 metra larg rrugës që të dërgon në qendrën e skijimit, nuk lejohet të ketë rrethoja të forta dhe të jetë të paktën me drunj, gurë apo tulla.

Por ajo çfarë, sipas tij, ka ndodhur në Brezovicë është e kundërta.

Maloku tha se ndërtime në Zonën e Tretë, ka pasur edhe para luftës, ndërsa deri në vitin 2010 është ndërtuar me një tempo më të ngadaltë ndërsa nga ky vit e tutje dhe sidomos në vitin 2014 është ndërtuar me një vrull siç e quan ai të jashtëzakonshëm.

Edhe Gjykata aprovon kërkesën e prokurorit, urdhëron sekuestrimin e përkohshëm të villave në Brezovicë Arbëri Gjykata aprovon kërkesën e prokurorit, urdhëron sekuestrimin e përkohshëm të villave në Brezovicë

“Pa plotësimin e kritereve pothuajse minimale që parashihen në atë zonë, janë ndërtuar objekte në afërsi të lumit, mbi lum. Ka objekt që krejt objekti është mbi lum ose në degën e lumit Murzhica, objekte që janë ndërtuar në skaj të rrugës, objekte të janë ndërtuar disakatëshe që nuk lejohen. Janë ndërtuar objekte kolektive, apo siç themi ne fshatra turistike që megjithatë me ligj lejohet me Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar mirëpo për to ka kushte të veçanta që Ministria e Mjedisit duhet të lëshojë pëlqime”, tha Maloku./BetimipërDrejtësi.