Zonat e mbrojtura të Kosovës përgjatë viteve janë degraduar, njëjtë ka ndodhur edhe në Zonën e Brezovicës, ku përgjatë viteve është ndërtuar jashtëligjshëm dhe pa kriter. Për këtë prokuroi i rastit Rasim Maloku thotë se është momenti i fundit të veprohet.
“Në Kosovë ka me dhjetëra Brezovica që ndoshta është momenti i fundit të veprohet edhe mos të shkatërrohet edhe ajo çfarë ka mbetur pa u shkatërrua. Degradimi i ambientit është pasojë që vështirë kthehet në gjendje të mëparshme, janë pre drunjë qindra vjeçar, është gërmuar pjesë e pyllit që vështirë të rikthehet në gjendjen e mëparshme”, u shpreh Maloku.
Ai shtoi se do të veprojnë në aq sa kanë kompetenca dhe që do ta dërgojnë çështjen deri në fund dhe secili do të dal para përgjegjësisë.
Ndër të tjera, Maloku tha se pasojat më të mëdha do t’i bartë shteti i Kosovës dhe se mosveprimi i institucioneve ka sjellë këtë gjendje./BetimipërDrejtësi.
Prokurori që po e heton rastin “Brezovica” thotë se nuk ka pasur tendenca për të penguar punën e tij
Edhe
Maloku: 70 persona po hetohen, asnjë objekt në Brezovicë nuk është rrënuar
Prokurori i cili po heton rastin e famshëm “Brezovica”, Rasim Maloku, ka thënë se askush nuk ka pasur tendencë ta pengojë punën e tij dhe se askush nuk do të mund ta bëjë këtë.
“Kurrfarë ndikime apo tentimi ndikimi tek unë nga asnjë nivel, qoftë nga brenda institucionit ku punoj, qoftë nga strukturat politike, qoftë nga bizneset”, u shpreh ai në një intervistë për emisionin “Betimi për Drejtësi”.
Ai tha se duhet të krijojnë standardë që të gjithë qytetarët të përgjigjën para ligjit, pa marrë parasysh profilin, pozitës apo funksionit që ushtron.
“ As që do të ketë mundësi që dikush të ndikojë, nëse ju vini te informacioni që dikush ka ndiku në këtë çështje, lirisht qiteni në media”, u shpreh ai, duke shtuar se kanë pasur bashkëpunim të mirë me Prokurorinë në të gjitha nivelet./ BetimipërDrejtësi.
Prokurori Maloku: Nuk kam ambicie për pozita
Prokurori Rasim Maloku, i cili po udhëheqë me njërin prej rasteve me të mëdha në vitet e fundit, atë siç njihet “Brezovica”, ka thënë se nuk ka ambicie për pozita të larta drejtuese.
Në “Betimi për Drejtësi” shtoi se është edhe në përfundim të karrierës.
“Unë jam veç ka fundi i karrierës, 4-5 vite, dhe kurrfarë ambicie për ndonjë pozitë apo privilegj brenda sistemit nuk kam”, u shpreh ai.
Edhe
Mbi pesë milionë euro pasuri e ngrirë, “të gjithë nën hetim”
Ai shtoi se i vetmi qëllim i tij është të kontribuojë për vendin dhe se të vetmëb herë kur kishte konkurruar për një pozitë ishte ajo e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj në vitin 2013 dhe se më nuk është marrë me ndonjë konkurs./ BetimipërDrejtësi.