Rasim Maloku, prokurori që po merret me rastin “Brezovica”, ka thënë se qysh më 2017 kur është ngritur kallëzimi penal e më pas aktakuza, ndërtimet e vilave nuk janë ndërprerë e as rrënuar. E gjithë kjo, sipas Malokut, ka ndodhur për shkak të mosveprimeve të inspektoratit.
“Asnjë objekt në Zonën e Brezovicës prej që ka filluar ndërtimi nuk është rrënuar. Ka pasur objekte pa leje, afër lumit, mbi lum, tejkalime drastike…”, u shpreh ai.
Maloku tha se deri më tani po hetohen 70 persona, në rastin e parë teknikisht të ndarë nga hetimi i fundit janë 23 persona ndërsa në rastin e dytë 47 persona.
Ai tha se ka edhe persona tjerë që kanë tentuar të ndikojnë në çështjen, tek dëshmitarë, por që është çështje e veçantë.
Krejt kjo situatë, sipas tij, ka ardhur pasi në vitin 2019 kanë vërejtur se nuk janë duke funksionuar institucionet për inspektimin e kësaj zone, inspektorati komunal dhe ai i Ministrisë dhe për këtë ai thotë se kanë ndërmarrë një inspektim të jashtëzakonshëm.
Edhe
Mbi pesë milionë euro pasuri e ngrirë, “të gjithë nën hetim”
Por, Maloku tha se pastaj Ministria e Ambientit i ka anuluar aktvendimet me pretendimin se s’është kompetencë e tyre dhe se i kishin udhëzuar qytetarët t’i drejtohen Komunës së Shtërpcës.
“Mirëpo çfarë ka ndodhë, inspektorati qendror, përkatësisht Ministria e Mjedisit, organet kompetente që janë për përcjellje e veprime të mëtutjeshme, nuk e kanë dërguar çështjen në gjykatë por i kanë anuluar aktvendimet e veta, edhe i kanë udhëzuar investuesit dhe qytetarët që t’i drejtohen Komunës me pretendimin se nuk jemi kompetent, nëse nuk jeni kompetent pse i vendoset shirita, pse i morët aktvendimet”, tha Maloku.
Ai thotë se nuk e di nëse ka pasur presion politik për këtë por për këto veprime tanimë këta persona po hetohen./ BetimipërDrejtësi.
Prokuroria e Ferizajt po ndihmohet nga shumëkush për rastin “Brezovica”
Në rastin tashmë të njohur si “Brezovica”, prokurori i rastit, Rasim Malioku, ka thënë së Prokurorinë po e ndihmojnë edhe dëshmitarët të cilët janë paraqitur për të kontribuuar në hetimin e këtij rasti.
Sipas tij ka dëshmitarë nga komuniteti serb, dëshmitarë nga Republika e Shqipërisë e qytetarë tjerë të cilët sipas tij kanë qenë edhe viktimë të mashtrimeve e veprimeve jashtëligjore në këtë zonë.
Edhe
Prokurori: Objektet në Brezovicë duhet të rrënohen
“Kemi dëshmitarë që janë paraqitur vullnetarisht, që fare nuk e kemi ditur që ata dinë për keqpërdorimin në atë zonë. Kemi dëshmitarë edhe nga komuniteti serb, pasi pasojat e këtyre keqpërdorimeve i ka në ndjerë më së shumti qytetarë nga ato zona. Kemi dëshmitarë nga Republika e Shqipërisë të cilët kanë ardhur vullnetarisht për të dëshmuar për shkak të pengesave që ju kanë bo në investime. Por, kemi edhe qytetarë që kanë ra në grackën e tyre dhe kanë konsumuar vepër penale”, ka thënë Maloku./ BetimipërDrejtësi.