Prokurori Rasim Maloku, i cili udhëheq rastin e njohur si “Brezovica”, në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”, ka treguar se si Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vitin 2016 ka nxjerrë një Udhëzim Administrativ që legalizonte ndërtimet e paligjshme që ishin bërë në afërsi dhe mbi lumin Mërzhica.
“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore nxjerr një udhëzim administrativ nr.05/2016 i datës 29.09.2016, me të cilin e deformon Ligjin për Ujërat e Kosovës me të cilin në mënyre strikte parashihet që distanca në mes të lumit dhe ndërtimit duhet të jetë të paktën 30 metra. Me udhëzim thotë vetëm disa lumenj “të mëdhenj”, mund të respektohet kjo distancë, kurse lumi Mërzhica nuk e ka statusin e lumit për të përroskës edhe pse nuk thuhet shprehimisht por tek kjo rrjedhë ndërtimi lejohet deri në 5 metra”, u shpreh prokurori Maloku.
Maloku tutje tha se as ky kusht nuk është respektuar dhe, sipas tij, është absurde t’i jepet statusi i një përroskë një lumi mbi të cilin janë ndërtuar edhe disa hidrocentrale.
“Këto konstatime i kemi edhe te gjeodetët, kur i kanë bo matjet në teren dhe është dashtë të përcaktojnë distancën, në elaboratin e tyre e konstatojnë që është përroska, paramendojeni, në mënyre që t’i mundësohet një ndërtimi apo legalizimi i një gjendjeje të kundërligjshme”./ BetimipërDrejtësi.
-
Maloku thotë se ish-kryetari i Shtërpcës dyshohet se përfitoi mbi 2 milionë euro nga ndërtimet
-
Prokurori: Objektet në Brezovicë duhet të rrënohen
-
Rama mbajti Maliqin në krye të Urbanizmit e Kadastrit - mbylli për publik të dhënat e legalizimeve
-
Ministria thotë se rrënimet në Ujman u bënë në përputhje me ligjin, paralajmëron aksione në Badovc e Batllavë
-
Sveçla: Rama me PZHK-në po tenton 30% më shumë beton në Prishtinë