Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
BETIMI PËR DREJTËSI

Osmani: Fajin për katrahurën e ndërtimeve e ka Inspektorati dhe sistemi i drejtësisë

Arkitekti Valdet Osmani për gjithë katrahurën me ndërtime pa leje dhe me ndërtime që nuk janë certifikuar, ka fajësuar Inspektoratin por edhe sistemin e drejtësie që nuk kanë marrë masat e duhura.

“Ata janë përgjegjësit kryesor sepse inspektorati e ka obligim me shku me e vizitu, me inspektuar secilën leje që është e lëshuar. Në ato objekte që nuk ka leje apo është ndërtuar edhe pa leje, ata duhet të bëjnë një kontroll rutine nëpër zona të ndryshme, nëpër mahalla të ndryshme, lagje të ndryshme, gjë që nuk e bëjnë. Qëllimisht e lejojnë degradimin dhe pasi që nuk ka masë ligjore, as prokurori, as drejtësi, as padi nëpër gjykata dhe në këtë anarki, padrejtësia normal që fiton. Ata që e shkelin ligjin dhe nuk marrin masa”, ka thënë Osmani.

Tutje, ai ka shtuar se edhe mos ndëshkimi nga ana e prokurorisë dhe gjyqësisë e kanë bërë të veten. t

“Po të ishin dënimet ligjore, të zbatohej ligji, të merreshin masa dhe nuk do të lejohej të shkelej ligji. Ndërtesat, shtëpia nuk bëhen brenda nate, zgjasin me vite ose me muaj dhe vërehen. Shpesh banorët ankohen se po më bëhet një ndërtim pa leje, Inspektorati nuk reagon. Ka raste të shumta ku Inspektorati vetë e sheh dhe nuk reagon dhe sidomos këto ndërtesat kolektive. Është shumë evidente që e sheh tejkalimin se nuk është e vogël, pra nuk është ndonjë kaçak i pulave që nuk mundesh me vërejt, por është një ndërtesë shumëkatëshe dhe unë habitna se si lejohet dhe nuk e ke në anën tjetër prokurorinë ose as një masë ligjore tjetër që ndërmerret ndaj zyrtarëve komunal që lejojnë këtë shkelje”, ka theksuar ai.