Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
BETIMI PËR DREJTËSI

Maloku për gati dy vjet si kryesues i KPK-së: Një konferencë e asnjë intervistë

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku, prej marrjes së mandatit në janar të vitit 2021 nuk ka gjetur as një orë kohë që të intervistohet për tema të ndryshme për emisionin “Betimi për Drejtësi” në KTV përkundër dhjetëra kërkesave dhe premtimeve nga vetë Maloku.

Madje, edhe pse jepte premtime me afate të afërta kohore për zhvillim intervistash, Maloku ka munguar edhe në paraqitjet në konferenca.

Kryesuesi Maloku për herë të parë dhe të vetme para gazetarëve u paraqit më 30 dhjetor 2021. Hulumtuesit e “Betimit për Drejtësi” sfiduan Malokun për premtimet e tij dhe mbylljen e tij para publikut.

“Këshilli Prokurorial ka miratuar Strategjinë për Komunikim me Publikun 2011-2023, strategji e cila në përmbajtjen e saj është shumë më e avancuar në krahasim me atë paraprake. Sistemi prokurorial ka vazhduar me publikimin e raportit 24-orësh. Uebportali i sistemit prokurorial është pasuruar në baza ditore me informata të reja që mund të ju shërbejnë qytetarëve”, kjo ishte përgjigja e Malokut për mos realizimin e këtyre intervistave. “Këshilli Prokurorial nuk do të ndalet së punuari që komunikimi, transparenca e llogaridhënia në sistemin prokurorial të avancohet dhe njëkohësisht besimi i publikut të ngrihet në këtë sistem”.

Ndërsa, në anën tjetër, hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Gzim Shala, ia kishte kujtuar se që 346 ditë kanë dërguar mbi 15 kërkesa për intervista dhe se një e tillë nuk është realizuar asnjëherë.

Edhe KPK-ja e mbyllur për mediat, informacionet larg syve të publikut BETIMI PËR DREJTËSI KPK-ja e mbyllur për mediat, informacionet larg syve të publikut

Maloku edhe këtu iu është shmangur duke thënë se Zyra e Komunikimit ka qenë gjithmonë e hapur por që vitin që vjen, në këtë rast 2022, do të mundohen të realizojnë një intervistë.

As pas gati dy vitesh mandat, Kryesuesi Maloku nuk ka dhënë asnjë intervistë për asnjë media. As premtimi publik që çdo tre muaj të mbajë konferenca për media nuk është mbajtur.