BETIMI PËR DREJTËSI

Betimi për Drejtësi 392: Produktet me afat të skaduar

“Betimi për Drejtësi” publikoi hulumtimin rreth shitjes së kafesë prodhim vendor “Prince” me afat të fshirë në disa markete në Prizren.

Në sa lokacione u gjet kjo kafe me afatin e fshirë dhe çka thonin punëtorët?

Kush është përgjegjës për kontrollimin e afatit të skadimit të kafesë “Prince”?

Në cilin muaj thotë punëtorja se koorporata Devolli i solli kafetë në prag të afatit të skadimit dhe a kishin dijeni se po liheshin edhe pas afatit të ekspozuara për t’iu shitur konsumatorëve?

Çka pëson kafeja turke pas skadimi të afatit për konsum dhe pse krijohet klimë e përshtatshme për formimin e kancerit dhe tumoreve?

A ndien përgjegjësi për këtë menaxheri i kafesë “Prince”?

Sa njësi me afat të fshirë i gjetën inspektorët e AUV-it pas sinjalizimit të “Betimit për Drejtësi” dhe pse nuk u kërkua bashkëpunimi i Prokurorisë?

Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqeni hulumtimin “Produktet me afat të skaduar” i cili transmetohet në “Betimi për Drejtësi”, KTV dhe TVArta.