Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Ylli shpreson t’i revanshohet Trepçës

KB ylli

Trepça është në seri të mirë në Superligën e Kosovës në basketboll, ndërkohë që është në seri të humbjeve në FIBA Europe Cup. Së fundi pësoi në Gjermani nga Ludwigsburgu, të martën.

Dhe fazën e ngarkuar me ndeshje të mitrovicasve, shpreson ta shfrytëzojë Golden Eagle Ylli.

Ylli e Trepça takohen të shtunën nga ora 17:00 në kryendeshjen e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ylli ka bilanc prej pesë fitore e tri humbje. E mban vendin e katërt në tabelë. Trepça është e dyta me 14 pikë, një më shumë se Ylli. Mitrovicasit kanë bilanc prej gjashtë fitore e dy humbje.

Njërën prej fitoreve e kanë arritur pikërisht ndaj Yllit, 77:67, në kuadër të xhiros së dytë.

Në xhiron e kaluar Ylli shënoi fitore shumë të vështirë ndaj Borës, me rezultat 73:69. Ndërkohë Trepça shkatërroi liderin e klasifikimit, Bashkimin, 82:52. “Xehetarët” kanë fituar katër ndeshjet e fundit kampionale. Në FIBA Europe Cup i kanë humbur të gjitha pesë ndeshjet.

Ylli ndërkohë është në seri prej tri fitoreve dhe suharekasit llogarisin edhe në përkrahje të shikuesve për ta vazhduar këtë ecuri.

Edhe Bashkimin e Trepçën i presin udhëtime të vështira Basketboll Bashkimin e Trepçën i presin udhëtime të vështira

Të shtunën është edhe ndeshja mes Vëllaznimit e Bashkimit, që fillon në ora 19:00. Prizrenasit do të mundohen të reagojnë pas humbjes në Mitrovicë, që i dha fund serisë prej shtatë fitoreve të Bashkimit. Bashkimi është lider me 15 pikë, ndërsa Vëllaznimi i ka vetëm 11 pikë në pozitën e gjashtë. Bilanci i ekipit gjakovar është tri fitore e pesë humbje.

Të dielën prej orës 19:00 është ndeshja Proton Cable Prizreni – Peja.

Ndërkohë ndeshja mes Borës dhe Sigal Prishtinës është shtyrë. Sipas FBK-së, ndeshja u shty me kërkesë të Prishtinës. Në fakt në dy sallat kryesore në kryeqytet ka aktivitete ndërkombëtare në fundjavë.