Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Vazhdon kriza e Pejës, mposhtet thellë nga Bora

KB Peja

GO+Peja është në krizë të thellë të rezultateve. Peja e ka regjistruar të shtunën disfatën e pestë radhazi në Superligën e Kosovës në basketboll.

Peja të shtunën mbrëma në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë u mposht edhe nga Bora me rezultatin 88:68. Ndeshja i takoi xhiros së 17-të.

Bora i fitoi dy çerekët e parë me rezultatet 26:17 dhe 25:14 dhe shkoi në pushim me 19 pikë epërsi.

Çereku i tretë i takoi Pejës që e fitoi me rezultatin 21:18. Bora e fitoi edhe dhjetëminutëshin e fundit 19:16.

Më të dalluarit në fitoren e Borës ishin Shaquan Jules me 20 pikë dhe nëntë kërcime dhe Amin Hot me dhjetë pikë, gjashtë kërcime dhe 11 asistime.

Edhe Bora thellon krizën e Pejës Basketboll Bora thellon krizën e Pejës

Te Peja lojë të mirë pati Cesare Edwards me 20 pikë dhe pesë kërcime.

Bora është në seri prej katër fitoreve radhazi.