Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Fitore e madhe e Borës ndaj Bashkimit

bora

Bora ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Bashkimit me rezultatin 86:71. 

Ndeshja e zhvilluar të shtunën në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë i takoi javës së 21-të të Superligës së Kosovës në basketboll. 

Bashkimi të mërkurën u mposht edhe nga Trepça në finale të Kupës së Kosovës. 

Çereku i parë u fitua nga vendësit me rezultatin 20:14. Edhe çereku i dytë u fitua nga Bora me shifrat 23:18. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 43:32 në të mirë të Borës. 

Bashkimi u kthye duke e fituar çerekun e tretë 22:18 por nuk mjaftoi pasi që dhjetëminutëshi i fundit u fitua sërish nga Bora, 25:17. 

Tyler Cheese shkëlqeu në fitoren e Borës duke realizuar 32 pikë, shtatë kërcime dhe tri asistime. U dallua edhe Lance Thomas me tetë pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime. 

Edhe Bashkimi fiton në Prizren, i afrohet finales Basketboll 2 muaj më parë Bashkimi fiton në Prizren, i afrohet finales

Ndërkohë lojë të mirë te Bashkimi pati Kenny Wooten me 13 pikë dhe katër kërcime. 

Për Borën ishte fitorja e 11-të këtë edicion, krahas dhjetë humbjeve. 

Ndërsa për Bashkimin ishte disfata e shtatë. Ka edhe 14 fitore.