Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Fitorja e tretë rresht për Bashkimin

Bashkimi

Bashkimi e ka shënuar fitoren e tretë rresht në Superligën e Kosovës në basketboll. 

Bashkimi të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë e mposhti Borën me rezultatin 88:79. Kjo ndeshje i takoi javës së 25-të të elitës së basketbollit kosovar.

Çereku i parë u fitua nga mysafirët me rezultatin 29:22. 

Bashkimi shkoi në pushimin e pjesës së parë me epërsi prej 13 pikëve. 

Në çerekun e tretë të dyja skuadrat luftuan shumë por Bora arriti ta fitojë me një pikë diferencë, 61:60. 

Por Bashkimit në fund nuk iu rrezikua fitorja dhe ndeshja u mbyll në favor të prizrenasve. 

Te Bora u dalluan Derrick Woods me 19 pikë dhe 13 kërcime dhe Alex Aveion Lomax me 16 pikë, gjashtë kërcime dhe pesë asistime. 

Edhe Bashkimi vazhdon me fitore Basketboll Bashkimi vazhdon me fitore

Ndërkohë te Bashkimi u shqua Mack Smith me 18 pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime. 

Bashkimi vazhdon të jetë lider me 43 pikë. 

Bora renditet në pozitën e shtatë me 33 pikë.