Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Befasi e madhe, Bora mposht Bashkimin

KB Bora

Bora ka bërë befasinë më të madhe në pjesën e deritashme të edicionit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të shtunën mbrëma në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, Bora e mposhti Bashkimin e Prizrenit me rezultat 87:86. Ndeshja i takoi xhiros së 11-të të Superligës.

Ishte ndeshje interesante me fund dramatik.

Skuadra prishtinase, Bora, e fitoi çerekun e parë me rezultat 26:18. Në çerekun e dytë për një pikë para ishte Bashkimi, 24:23.  Pjesa e parë përfundoi 49:42 në të mirë të Borës. 

Prizrenasit u kthyen furishëm në çerekun e tretë, të cilin e fituan 23:10. 

Edhe Fitorja e tretë rresht për Bashkimin Basketboll Fitorja e tretë rresht për Bashkimin

Pas 30  minutash lojë rezultati ishte 65:59 për Bashkimin.

Bashkimi ishte në epërsi deri 52 sekonda para fundit, kur Bora me një trepikësh të Alex Avelion Lomax kaloi në avantazh 85:84. Më pas Bora u shkëput në 87:84, po me pikët e Lomaxit. Bashkimi realizoi për 87:86. Lomax humbi topin në sulm, ndërsa gjuajtja e fundit e Bashkimit, përkatësisht e Mack Smithit, nuk ishte e saktë. Kështu festa e madhe ishte për lojtarët e Borës dhe dhjetëra shikuesit në palestër.

Alex Aveion Lomax ishte më i miri te Bora me 23  pikë, shtatë asistime e katër kërcime. Adem Mekiq i kishte19 pikë, gjashtë asistime e katër kërcime.

Jayveous Mckinnis ishte më i miri te Bashkimi me 16 pikë e 12 kërcime.

Mack Smith i realizoi 24 pikë, por kishte shumë gjuajtje të humbura.

Edhe Bora kthehet te fitorja, mposht bindshëm Sigal Prishtinën Basketboll Bora kthehet te fitorja, mposht bindshëm Sigal Prishtinën

Bashkimi ka pësuar vetëm humbjen e tretë të edicionit. I ka edhe tetë fitore. Bora e shënoi vetëm fitoren e dytë, ndërsa i ka edhe nëntë humbje.

Në mesjavë Bashkimi fitoi bindshëm ndaj Borës në Prishtinë në çerekfinalen e parë të Kupës.