Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Vazhdojnë lëvizjet, Armstead te Peja

Malcolm Armstead

Vazhdojnë lëvizjet në skuadrat kosovare të basketbollit.

Fundori amerikan me pasaportë të Kosovës, Malcolm Armstead, të premten është prezantuar si lojtar i Pejës. Armstead edhe më herët ishte te Peja, ndërsa së fundi luajti për Golden Eagle Yllin.

Ish-reprezentuesi i Kosovës ka luajtur edhe për Prishtinën, ndërsa te Peja ishte në dy periudha të ndryshme. 35-vjeçari ka përvojë të gjatë në vende të ndryshme.

Peja më herët angazhoi edhe plejmejkerin Musab Mala.