Pas eliminimit në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, Trepça vazhdon në fazën grupore të FIBA Europe Cup.
Trepça do të garojë në Grupin F, ku janë edhe Braunschweigu gjerman, PAOK-u grek dhe Bashkimi i Prizrenit apo Anwili polak. Bashkimi e Anwili i luajnë dy ndeshje për vendin e fundit në këtë grup.
Ndeshjen e parë në FIBA Europe Cup, Trepça e ka ndaj PAOK-ut në Selanik, më 15 tetor. Më 22 tetor e pret skuadrën gjermane, Braunschweig.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo