Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Prishtina fiton derbin pasi “goditet” nga tifozët

Plisat - protesta

Sigal Prishtina e ka fituar derbin ndaj Bashkimit. Por fitorja 72:70 mbeti në hije të zhvillimeve në fillim të ndeshjes.

Pak pasi nisi ndeshja tifozët e Prishtinës, “Plisat” hodhën mjete tymosëse në palestër. Ata u largua nga palestra përmes policisë, por ndeshja nuk vazhdoi edhe për një orë e gjjysmë. Ishte kjo një tjetër protestë e “Plisave” ndaj kryesisë së klubit Sigal Prishtinës. Ka kohë që tifozët prishtinas janë të pakënaqur me kryesinë e klubit dhe kërkojnë largimin e saj. Dhe këto përplasje kanë bërë që Prishtina ndeshjet e fundit t’i luajë para dhjetëra shikuesve.

Ndeshja, që përfundoi vetëm pas orës 22:00, ishte dramatike. Bashkimi e kishte aksionin e fundit, por Kyan Anderson nuk qëlloi për tri pikë.

Deondre Burns i shënoi pikët vendimtare të Prishtinës, 22 sekonda para fundit.

Kelby Kramer ishte më i miri te Prishtina me 10 pikë, plot 15 kërcime e plot gjashtë bllokada. Burns i kishte 21 pikë, katër asistime e tri kërcime, ndërsa Dion Haxhosaj realizoi 10 pikë e 14 kërcime. Adrio Bailey kontribuoi në fitore me 12 pikë, gjashtë asistime e tri kërcime.

Edhe Bashkimi fiton bindshëm derbin ndaj Sigal Prishtinës Basketboll Bashkimi fiton bindshëm derbin ndaj Sigal Prishtinës

Te Bashkimi, Kyan Anderson i kishte 20 pikë, pesë asistime e tri kërcime. Ike Nwamu i shënoi 13 pikë, por kishte shuymë gjuajtje të humbura. Lejson Zeqiri e Muhamedali Janjeva i kishin nga tetë pikë e shtatë kërcime.

Bashkimi i ka katër humbje rresht. Ka edhe shtatë fitore. Prishtina e shënoi fitoren e gjashtë, ndërsa i ka edhe pesë humbje.


Vazhdon ndeshja në Prishtinë

Pas afro një orë e gjysmë ka vazhduar ndeshja në Prishtinë mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit.

Ndeshja ishte ndërprerë për shkak që tifozët e Prishtinës hodhën mjete tymosëse në palestër.

“Plisat” ka kohë që protestojnë kundër kryesisë së Prishtinës.


Tifozët e ndërpresin ndeshjen e Prishtinës

Ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit është ndërprerë që në çerekun e parë.

Edhe Peja fiton ndeshjen “maratonike” me Prishtinën Basketboll Peja fiton ndeshjen “maratonike” me Prishtinën

Dhjetëra tifozë të Prishtinës kanë hyrë në palestër dhe kanë hedhur mjete tymosëse, duke shkaktuar kështu ndërprerjen e ndeshjes.

Ka kohë që tifozët “Plisat” po protestojnë kundër kryesisë së Sigal Prishtinës.