Ish-kryetari i klubit të basketbollit Sigal Prishtina, Blerand Stavileci, ka folur pas akuzave të rënda të drejtuesve aktualë të Prishtinës.
Në konferencën e mbajtur të martën për media, drejtuesit e rinj të klubit kanë akuzuar kryesinë e vjetër, të udhëhequr nga Stavileci, për keqpërdorime dhe keqmenaxhim.
Por Stavileci ka thënë për KOHËN se është i gatshëm të jap kontributin e tij, pavarësisht që nuk është në ndonjë pozitë drejtuese të klubit “bardhekaltër”.
“Unë kam dëshirë ta shoh Prishtinën duke ecur para dhe jam i gatshëm në çdo moment t’i ndihmoj secilit që është aty e aq më tepër kur janë njerëzit që e duan klubin dhe duan ta shohin para. E dinë edhe ata djemtë, u them në baza ditore. E dinë krejt. Dua ta shoh Prishtinën mirë dhe do ta ndihmoj klubin e Prishtinës, ashtu siç kam bërë deri tash. Por unë kam punë dhe obligime tjera. Kam kaluar një periudhë të gjatë aty, si lojtar, si drejtor dhe si kryetar. Tash duhet t’u jepet mundësia të tjerëve me energji të re, dhe ne të tjerët e kemi obligim t’u ndihmojmë”, ka thënë Stavileci.
Ai nuk ka dashur të komentojë akuzat e bëra.
Kryesia e re me akuza të rënda për ish-drejtuesit e Prishtinës
Drejtuesit e kaluar të Sigal Prishtinës janë akuzuar për keqpërdorime dhe keqmenaxhim të klubit. Akuzat janë...-
Kryesia e re me akuza të rënda për ish-drejtuesit e Prishtinës
-
FBK-ja deklarohet për "zhvillimet te Prishtina"
-
Bekë Berisha tërhiqet nga posti i kryetarit të Prishtinës tri ditë pas zgjedhjes
-
Bekë Berisha tregon pse po largohet nga posti i kryetarit të Prishtinës
-
“Plisat” kërkojnë largimin e Bekë Berishës, fyejnë atë, Stavilecin dhe Miftarin