Klubi më i madh i basketbollit në Kosovë, KB Prishtina, ka mohuar çdo raportim se do të shuhet si klub, për shkak të borxheve. Drejtori i përgjithshëm, Luan Maloku, në një konferencë për media, ka treguar për borxhet që i ka klubi, por ka thënë se për sivjet gjendja është e menaxhueshme deri në fund të sezonit.
Ai ka akuzuar ish-kryesinë për borxhet e lëna.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMaloku në konferencë ka thënë se me të marrë postin, në llogaritë e klubit kanë hasur “shumë keqpërdorime”.
“Nëse derdhen 700 mijë euro në nëntor dhe dhjetor e në janar nuk ka asnjë cent – kjo është keqmenaxhim dhe keqpërdorim. U takon organeve të rendit të merren me këtë. Është jo normale të avullohen 700 mijë euro”, ka thënë ai fillimisht.
Maloku ka thënë se klubi ka obligime ndaj Administratës Tatimore, Federatës së Basketbollit, Ligës ENBL, Pallatit të Rinisë e se ka edhe dy lëndë që po negociohen në Tribunalin Ndërkombëtar të Basketbollit. Ai ka thënë se borxhe kanë edhe ndaj aviokompanive. Maloku ka thënë se ka vonesa edhe në paga.
“Megjithatë, këto nuk na ndalin të ecim përpara”, ka thënë më pas ai duke mohuar çdo raportim. “Klubi nuk po shuhet. Vetëm përpara do të ecim”.
Në këtë konferencë, kapiteni Arbër Sinani ka thënë se pavarësisht sfidave, basketbollistët do të bëjnë çmos për të arritur rezultate.
“Garantojmë se nuk do të dorëzohemi”, ka thënë kapiteni Sinani, teksa u ka bërë thirrje tifozëve për mbështetje.
Aktualisht ushtrues detyre i kryetarit të Prishtinës është Rinor Grejqevci, kryetar i tifozëve “Plisat”. Ai mori detyrën, pas largimit të Bekë Berishës që u prit me kritika në fillim të vitit. Para tij, kryetar ishte Ferit Zekolli që e pati marrë detyrën gjatë verës.
Paga deri në 25 mijë euro te Prishtina
Në basketbollin kosovar vazhdojnë të jepen paga marramendëse, ndonëse me para të sponsorizimit e që realisht janë para të buxhetit të shtetit.
Në konferencën për shtyp që u mbajt të martën nga drejtues të Prishtinës, u bë e ditur se ish-lojtari i kësaj skuadre, Jordan Davis, që luajti vjet, kishte pagë prej 25 mijë.
Drejtori i klubit, Luan Maloku, ka përmendur edhe shumën prej 20 mijë kur përmendi Rashid Mahalbashiqin, pa saktësuar nëse bëhet fjalë për euro apo dollarë.
Ndërkohë për ish-trajneri Paco Olmos bëri të ditur se erdhi te Prishtina me pagë prej 20 mijë dollarësh në muaj.
Sipas raportit të Ministrisë, Prishtina vjet realizoi të hyra prej 1,2 milionë euro nga sponsorizimet.