Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Sigal Prishtina fiton sërish ndaj Trepçës, tani në Superligë

Sigal Prishtina

Trepça pësoi humbje si mysafire e Sigal Prishtinës në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës, 67:65. Më pas në xhiron e 17-të të elitës së basketbollit kosovar, u mposht nga Vëllaznimi.

Të enjten mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, “xehetarët” u mposhtën sërish nga Sigal Prishtina.

Ndeshja dramatike e xhiros së 18-të u vendos në sekondat e fundit dhe prishtinasit fituan me dy pikë dallim, 88:86.

Vendësit kishin epërsi prej një pike, kur njërën prej dy gjuajtjeve të lira e realizoi Tekele Cotton, për 86:85.

Ishte edhe pika e fundit e shënuar nga basketbollistët e Trepçës në këtë ballafaqim.

Edhe Prishtina mposhtet por avancon në gjysmëfinale Basketboll Prishtina mposhtet por avancon në gjysmëfinale

Tyrrel Tate nëntë sekonda para fundit të ndeshjes gjuajti por nuk shënoi. Në sulm topin e rrëmbeu Rashid Mahalbashiq.

Qendra e Sigal Prishtinës shënoi për 87:86, ndërsa trajneri i Trepçës Adis Beqiragiq mori gabim teknik.

Tate e shënoi edhe pikën nga gjuajtja e lirë për 88:86.

Vendësit nuk realizuan në tentimin e fundit dhe ndeshja u mbyll me dy pikë epërsi për vizitorët.

Sigal Prishtina tani i bashkohet Pejës e Vëllaznimit me nga 10 fitore e tetë disfata dhe me 28 pikë në total.

Edhe Vazhdon kriza për Prishtinën, mposhtet edhe nga Bora Basketboll Vazhdon kriza për Prishtinën, mposhtet edhe nga Bora

Bashkimi i pari ka 31 pikë, kurse Trepça e dyta ka 30 pikë.

Golden Eagle Ylli në vendin e gjashtë ka 26 pikë, Bora e shtata, përkatësisht e parafundit ka 23 pikë, ndërsa Proton Cable Prizreni i fundit ka 22 pikë.

Në fitoren e Sigal Prishtinës, Tate i kishte statistikat më të mira me 24 pikë, një kërcim e dy asistime.

Jaëachi Nzeakor i kishte 19 pikë, pesë kërcime e një asistim.

Edhe Trepça “shkatërron” Prishtinën Basketboll Trepça “shkatërron” Prishtinën

Trepçës nuk i ndihmoi kontributi i Michael Myers me 15 pikë, 16 kërcime e dy asistime.

Në xhiron e 19-të, Trepça luan në udhëtim te Proton Cable Prizreni, ndërsa Sigal Prishtina po ashtu në udhëtim, ballafaqohet me Golden Eagle Yllin.