Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Kosova U18 mposhtet edhe nga Zvicra

Kosova U18 mposhtet edhe nga Zvicra

Kosova U18 ka luajtur ndeshje të fortë, por megjithatë është mposhtur nga Zvicra.

Basketbollistët e rinj të Kosovës u mposhtën me rezultat 81:77, ndërsa ndeshja ishte e hapur deri në aksionin e fundit.

Ndeshja e së dielës mbrëma i takoi Evropianit të Divizionit B që po mbahet në Rumani.

Besim Bytyqi ishte më i miri te Kosova me 25 pikë e 12 asistime. Drin Tafilaj i kishte 15 pikë e 15 kërcime. Mal Tusuni ndeshjen e përfundoi me 16 pikë e 10 kërcime.

Për Kosovën U18 është humbja e treta. Ka pësuar edhe nga Hungaria dhe nga Estonia. Të martën luan me Çekinë.