Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

James nuk starton në “All-Star” për herë të parë që nga viti 2004

LebronJames

Ylli i basketbollit, LeBron James, nuk do të jetë në pesëshet startuese në ndeshjen e yjeve të NBA-së, All-Star. Kështu i vjen fundit rekordit të Jamesit pre 21 përzgjedhjeve rresht si startues në ndeshjen e yjeve.

NBA-ja publikoi të hënën emrat e dhjetë lojtarëve që morën më së shumti vota për të startuar. Dhe James nuk është në mesin e tyre. Kjo nuk i ka ndodhur që prej edicionit të parë në NBA.

LeBron James mungoi vitin e kaluar në ndeshjen All-Star për shkak të një lëndimi. Ishte hera e parë që ishte përzgjedhur dhe kishte munguar në ndeshjen e yjeve.

Pesëshet startuese caktohen me votat e tifozëve, që vlejnë 50 për qind. Nga 25 për qind vendosë vlerësimi i lojtarëve të NBA-së dhe një panel i mediave.

James është katër herë kampion në NBA dhe shënuesi më i mirë në histori. Në mospërzgjedhjen e Jamesit ka ndikuar mungesa e tij në fillim të edicionit për shkak të lëndimit. 

Ai ende mund të përzgjedhet si rezervist. 

Trajnerët e NBA-së do të caktojnë shtatë rezervistët nga secila konferencë. 

Edhe James ka rastin për ta përfunduar debatin për më të mirin Basketboll James ka rastin për ta përfunduar debatin për më të mirin

All-Stari zhvillohet më 15 shkurt në Los Angeles.

Në ekipet startuese janë, te Perëndimi: Steph Curry, Luka Donçiq, Shai Gilgeous-Alexander, Nikola Jokiq dhe Victor Wembanyama.

Te Lindja: Giannis Antetokounmpo, Jaylen Brown, Jalen Brunson, Cade Cunningham dhe Tryese Maxey.