Basketboll

Italia fiton top-ndeshjen ndaj Spanjës

Italia - Spanja - Eurobasket 2025

Italia e ka fituar njërën prej ndeshjeve më interesante të pjesës së deritashme të Eurobasketit.

Të martën mbrëma, Italia fitoi 67:63 ndaj Spanjës.

Ndeshja është vendosur vetëm në aksionet e fundit. I takoi Grupit C.

Saliou Niang i kishte statistikat më të mira tek Italia me 10 pikë e 10 kërcime. Mouhamet Diouf i kishte 14 pikë e tetë kërcime. 

11 pikë e pesë kërcime i realizoi Giampaolo Ricci.

Te Spanja u dallua Sanit Aldama me 19 pikë, 10 kërcime e katër asistime. 15 pikë e shtatë kërcime i kishte Sergio De Larrea.

Italia tani i ka tri fitore e një humbje, njëjtë si Greqia. Të dy përfaqësueset kanë siguruar kalimin në një të tetën e finales.

Spanja, Gjeorgjia dhe Bosnjë-Hercegovina kanë nga dy fitore e dy humbje dhe do të luftojnë për dy pozitat tjera që dërgojnë tutje. Qipro është pa fitore.

Të enjten Bosnja luan ndeshje vendimtare me Gjeorgjinë. Italia përballet me Qipron, ndërsa Spanja me Greqinë.