Italia u desh të presë deri në minutën e 88-të për të shënuar gol me Gianluca Mancinin e më pas me Francesco Pio Espositon në minutën e tretë të kohës shtesë.
Dhe me golat e Mancinit e Espositos, Italia fitoi në udhëtimin e vështirë ndaj Moldavisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja u zhvillua të enjten mbrëma dhe i takoi Grupit I kualifikues të Botërorit 2026.
“Azzurrët” e kanë shumë problem për t’u kualifikuar direkt në Botërorin e vitit të ardhshëm, për shkak se norvegjezët i kanë fituar të shtatë ndeshjet, ndërsa kanë goldallim 33:4. Italia ndërkohë ka goldallim 20:8.
Norvegjia ka 21 pikë në vendin e parë, tri më shumë se Italia.
Izraeli me nëntë pikë në vendin e tretë, Estonia me katër në vendin e katërt dhe Moldavia me një pikë, janë pa gjasa për kualifikim.