Përfaqësuesja e Spanjës ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Bullgarisë.
Ndeshja e zhvilluar të martën mbrëma i takoi kualifikimeve për Botërorin 2026.
Mesfushori i Arsenalit, Mikel Merino, e realizoi golin e parë në minutën e 35-të.
Meriono e shënoi edhe golin e dytë në minutën e 57-të.
Atanas Chernev shënoi autogol në minutën e 79-të për 3:0.
Golin e fundit e realizoi Mikel Oyarzabal nga penalltia në minutën e 92-të.
Spanja vazhdon ta mbaj pozitën e parë me 12 pikë në Grupin E.
Turqia ka nëntë pikë në vendin e dytë.
Gjeorgjia e zë vendin e tretë me tri pikë kurse Bullgaria është e fundit pa pikë.