Përfaqësuesja e Turqisë e ka mposhtur Bullgarinë në shtëpi me rezultatin, 2:0.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma i takoi kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Golin e parë e realizoi Hakan Çalhanoglu në minutën e 18-të.
Atanas Chernev shënoi autogol në minutën e 83-të për rezultatin përfundimtar, 2:0.
Me fitore, Turqia e ka mbajtur hapin në garën për kualifikim direkt për në Botërorin 2026.
Turqia është në Grupin E së bashku edhe me Spanjën dhe Gjeorgjinë.
Spanja i prin grupit me 15 pikë. Turqia e zë vendin e dytë me tri pikë më pak.
Gjeorgjia është në vendin e tretë me tri pikë. Bullgaria është e fundit pa pikë.
Ndeshjen e fundit kualifikuese, Turqia, e luan pikërisht ndaj Spanjës të martën e ardhshme. Turqisë për t’u kualifikuar direkt nga vendi i parë i duhet fitore shumë e thellë, thuajse e pamundur. Spanja ka goldallim 19:0, kurse Turqia ka 15:10.
Vendi i parë dërgon në Botëror, ndërsa i dyti në plejof.