Seketoure Henry para dy javësh iu bashkua kampiones në fuqi, Trepçës.
Të enjten mbrëma në palestrën “Karagaçi” e pati ndeshjen debutuese ndaj GO+ Pejës. Dhe një ditë më pas, e fitoi epitetin e lojtarit më të mirë të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmerikani Henry i pati statistikat më të mira te Trepça në fitoren 82:67 ndaj skuadrës pejane.
Ai e mbylli ndeshjen me 23 pikë, katër kërcime e po aq asistime.
Henry ishte edhe në pesëshen më të mirë të xhiros, të publikuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës. Përveç tij, në pesëshen më të mirë ishte edhe bashkëlojtari Chad Broën, Jericole Hellems i Vëllaznimit, Joseph Reece i Golden Eagle Yllit dhe Adem Mekiq i Borës.
Çiftet e xhiros së nëntë janë Rahoveci 029 – Bashkimi, Bora – Sigal Prishtina, Trepça – Vëllaznimi dhe Golden Eagle Ylli – GO+ Peja.