Turqia e ka shënuar fitoren e dytë në Eurobasket. Pas fitores ndaj Letonisë, të premten Turqia fitoi 92:78 ndaj Çekisë.
Ndeshja e Grupit A u zhvillua në Riga të Letonisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBasketbollisti shqiptar Erxhan Osmani ishte prej më të mirëve te Turqia. Ai i realizoi 16 pikë e tri kërcime për 22 minuta të kaluara në parket. Kenan Sipahi kontribuoi me gjashtë pikë, shtatë asistime e tri kërcime. Luajti mbi 25 minuta.
Më i miri te Turqia ishte Alperen Sengun me 23 pikë, 12 kërcime e nëntë asistime. Cedi Osman i shtoi 21 pikë.
Të shtunën Turqia përballet me Portugalinë.
Po të premten Gjermania fitoi 105:83 ndaj Suedisë.