Basketbollisti shqiptar, Erxhan Osmani ishte prej më të mirëve në fitoren e re të Turqisë në Eurobasket.
Turqia të hënën fitoi 84:64 ndaj Estonisë, ndërsa Osmani ndeshjen e përfundoi me 14 pikë e 10 kërcime. Osmani, i gjatë 213 centimetra, startoi dhe luajti mbi 24 minuta.
Te Turqia startoi edhe Kenan Sipahi, që i realizoi katër pikë e tri asistime. Sipahi, i lindur në Prishtinë, luajti mbi 22 minuta.
Vetëm Alperen Sengun ishte më i mirë se Osmani te Turqia. Ai ndeshjen e përfundoi me 21 pikë, tetë kërime e pesë asistime.
Turqia i ka fituar të gjitha katër ndeshjet e deritashme në Grupin A. Është kualifikuar për fazën e dytë, ndërsa të mërkurën prej orës 20:15 luan me Serbinë për vendin e parë në grup.
Po të hënën Mali i Zi fitoi 87:81 ndaj Suedisë.
Gjermania e “shkatërroi” Britaninë e Madhe, duke e mposhtur me rezultat 120:57.