Ylli ka fituar në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në basketboll, por me vështirësi.
Ylli në palestrën “13 Qershori” në Suharekë fitoi me vetëm katër pikë dallim ndaj Borës, 73:69.
Dy çerekët e parë i fituan vendësit, 18:14 dhe 18:15.
Periudha e tretë ishte e barabartë, 20:20.
Mysafirët iu afruan shumë përmbysjes së rezultatit, por megjithatë, fitorja 20:17 në dhjetëminutëshin e fundit, nuk mjaftoi për fitoren e dytë të sezonit.
Statistikat më të mira në ndeshje tek Ylli i pati Jakorie Rashawn Smith, me 13 pikë, 11 kërcime e një asistim.
Kapiteni Gëzim Morina kishte po ashtu dyshifror të dyfishtë prej 12 pikëve e 12 kërcimeve. Pati edhe tri asistime.
Te Bora u dallua Jalen Graham me 25 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa e pati edhe një asistim.
Ylli tani në pozitën e katërt ka pesë fitore e tri disfata.
Ndërkohë, Bora mbetet e fundit me vetëm një fitore e shtatë humbje.