Golden Eagle Ylli është bërë skuadra e dytë nga Kosova që ka avancuar në gjysmëfinale të “Final 8” Ligës Unike që po organizohet në Vlorë.
Skuadra suharekase të mërkurën mbrëma fitoi ndaj Tirana Neptunit me rezultatin e thellë, 92:56.
Tirana e fitoi çerekun e parë dhe të fundit, 25:21 dhe 14:10.
Por, periudha e dytë dhe e tretë, 31:9 dhe 30:8, e bënë dallimin në rezultat.
Alonzo Verge Jr ishte më i dalluari në parket në këtë fitore të Yllit me 27 pikë, nëntë kërcime e po aq asistime.
Edhe
Fitore për Prishtinën e Yllin në Ligën Unike – Grupi B
Vincent Cole kontribuoi me 20 pikë, një kërcim e një asistim.
Vetëm këta dy lojtarë kishin pikë dyshifrore te skuadra kosovare.
Gerald Dangelo Davies kishte më së shumti pikë të shënuar te Tirana.
Ai realizoi 19 pikë, pesë kërcime e një asistim, ndërsa statistikat më të mira i pati Endrit Hysenagolli me 10 pikë, 12 kërcime e dy asistime, por që nuk ishin të mjaftueshme për ta shmangur humbjen.
Edhe
Golden Eagle Ylli pa telashe fiton ndaj Tiranës
Dy çerekfinale tjera të Ligës Unike do të luhen të enjten.
Nga ora 16:00 luajnë Peja – Teuta, ndërsa Besëlidhja e Sigal Prishtina luajnë prej orës 19:00.