Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Golden Eagle Ylli pa telashe fiton ndaj Tiranës

Golden Eagle Ylli basketboll

Golden Eagle Ylli ka fituar pa telashe të mërkurën mbrëma ndaj Tiranës, në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës Unike.  Ylli fitoi me shifrat 87:59. 

Ndeshja u zhvillua në palestrën “13 Qershori” në Suharekë. 

Mysafirët e fituan vetëm çerekun e dytë, 22:16, ndërsa të tjerët i takuan vendësve, 32:12, 26:14 dhe 13:11. 

Hasahn French ishte më i miri te suharekasit me 28 pikë, dhjetë kërcime e dy asistime, kurse te mysafirët lojë të mirë pati Endrit Hysenagolli, por Tiranës nuk i mjaftuan 10 pikët, 13 kërcimet e tri asistimet e tij.