Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli fiton pa telashe ndaj Istogut

Golden Eagle Ylli nuk ka hasur në vështirësi për ta mposhtur Istogun. Të dielën në Suharekë, në kuadër të xhiros së 16-të të elitës së basketbollit kosovar, Ylli fitoi me rezultatin 84:64. Vendasit e fituan çerekun e parë me rezultat 25:17 dhe më pas rritën epërsinë deri në fund të takimit.

Jalen Nesbitt udhëhoqi Yllin me 23 pikë e 13 kërcime. Jan Palokaj i kishte 14 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa Chris Harris shtoi 13 pikë e nëntë kërcime.

Tek Istogu u dallua Tyrese Prince me 16 pikë e 14 kërcime. Desmond Halloway i kishte 17 pikë e tetë kërcime.

Ylli tani është i treti me 26 pikë. Ka dhjetë fitore e gjashtë humbje. Istogu është i fundit me 17 pikë. Ka pësuar humbjen e 15-të, ndërsa e ka vetëm një fitore.

Artikuj të ngjashëm