Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Fund i turpshëm i ndeshjes Bashkimi – Peja

KB PEJA

Është ndërprerë ndeshja gjysmëfinale e plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll mes Bashkimit dhe Pejës.

Pesë sekonda para fundit të vazhdimit prej pesë minutave erdhi te një tollovi në fushën e lojës. Ka pasur shkëmbim grushtesh e ndërkohë edhe hedhje të mjeteve shpërthyese në fushën e lojës.

Parketi shpejt u mbush me policë, ndërsa tifozët janë larguar nga palestra.

Nga Peja kanë thënë se është grushtuar lojtari i kësaj skuadre, Maruqes Townes. 

Kur u ndërpre ndeshja, rezultati ishte 84:78 në të mirë të Bashkimit.

Edhe Bashkimi fiton ndeshjen e tensionuar në Pejë, kualifikohet në finale Basketboll Bashkimi fiton ndeshjen e tensionuar në Pejë, kualifikohet në finale

Së fundi u raportua që përleshja ndodhi mes tifozëve të Bashkimit dhe pjesëtarëve të sigurimit.

Pas dhjetëra minutash dhe pas largimit të të gjithë tifozëve e po ashtu tymit nga palestra, janë luajtur pesë sekondat e mbetur.

Bashkimi fitoi 84:78 dhe bëri hap të madh drejt finales. Tani udhëheq 2:1 në serinë gjysmëfinale të plejofit.

Ndeshja e katërt zhvillohet të enjten në Pejë.


Peja thotë se u sulmua lojtari i saj

Peja doli me një njoftim pas ndërprerjes së ndeshjes në Prizren. Sipas Pejës, me grushte pas kokës është sulmuar lojtari i saj, Marques Toënes.

“KB Peja do të shqyrtojë çdo mundësi”, shkruan në njoftim.

Edhe Bashkimi fajëson sigurimin për incidentin në fund të ndeshjes Basketboll Bashkimi fajëson sigurimin për incidentin në fund të ndeshjes

Ndërpritet ndeshja në Prizren

Është ndërprerë ndeshja mes Bashkimit e Pejës në Prizren.

Pak sekonda para fundit erdhi te një rrahje në fushën e lojës. Janë përfshirë lojtarë e shikues. Janë hedhur edhe mjete shpërthyese në fushën e lojës.

Bashkimi po udhëheq 84:78, pak të qindtat para fundit.


Dramë në Prizren, ndeshja Bashkimi – Peja vendoset pas vazhdimit

Do të luhet vazhdimi prej pesë minutash për të përcaktuar fituesin e ndeshjes mes Bashkimit dhe Pejës.

Edhe Fitore shumë e vështirë e Bashkimit ndaj Pejës Basketboll Fitore shumë e vështirë e Bashkimit ndaj Pejës

Pas 40 minutave lojë rezultati është 69:69.

Peja barazoi 16 sekonda para fundit me treshen e Marques Towns. Bashkimi nuk e shfrytëzoi aksionin e fundit