Bora ka fituar ndaj Sigal Prishtinës të shtunën mbrëma me rezultatin, 88:78. Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Minatori” në Mitrovicë i takoi javës së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Për Sigal Prishtinën kjo ishte disfata e tretë radhazi në kampionat. Ndërkohë për Borën ishte fitorja e dytë rresht.
Në total këtë edicion, Bora ka tri fitore e pesë humbje. Ndërsa Sigal Prishtina ka katër fitore dhe pesë humbje.