Interesimi për ndeshjen vendimtare mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit është i jashtëzakonshëm. Ndeshja që përcakton kampionin në basketboll, zhvillohet të enjten prej orës 19:00 në “Minatori” në Mitrovicë.
Trepça ka njoftuar se biletat dalin në shitje të enjten nga ora 9:00. Por klubi mitrovicas ka njoftuar se bileta të falsifikuara dolën në treg të zi të mërkurën, me çmim dukshëm më të lartë se ai i vendosur nga Trepça prej katër euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër më tepër, biletat nuk janë ato me të cilat mundësohet hyrja në “Minatori”, që pritet të jetë i stërmbushur.
“Ju njoftojmë që kemi informata që në treg të zi kanë dalë në shitje bileta të ndeshjes. Bëhet fjalë për bileta falso dhe assesi për biletat e ndeshjes. Klubi ende nuk ka nxjerrë në shitje biletat. Prandaj ju lutemi që të keni kujdes dhe mos të bini pre e mashtrimeve të keqpërdoruesve. Biletat e ndeshjes dallojnë shumë nga ato që janë falsifikuar nga dashakëqinjtë e klubit”, shkruan në njoftimin e Trepçës të publikuar të mërkurën mbrëma.